Pas mbylljes së takimit konsultativ ndërjmet subjekteve politike të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikollovci, ky i fundit dhe përfaqësuesi i PDK-së Enver Hoxhaj kanë ndarë disa replika thumbuese mes vete.

Ka qenë përfaqësuesi i PDK-së Hoxhaj, ai i cili i është drejtuar Mikollovcit me përshëndetjen “mirëpuafshim”, përshëndetje të cilën kryesuesi i Kuvendit ia ktheu mbrapa me një thumb duke i thënë “u pafshim e mos u pafshim”, raporton GazetaBlic.com

Kjo përgjigje e Mikollovcit ka bërë që Hoxhaj të kthej kokën sërish nga ai pasi që ishte nisur për të dalë nga salla ku u mbajt ky takim, me ç’rast edhe u shpreh i habitur me përgjigjen e tij, i cili ia përsëriti sërish “u pafshim e mos u pafshim thash edhe mos u pafshim se nuk prish punë”, është shprehur Mikollovci, citon “Gazeta Blic”.

Më pas Hoxhaj, i është afruar Mikollovcit duke ia shtrirë dorën, por ky i fundit nuk pranoi që të ia jap dorën duke i thënë “apsulutisht jo”.

Më poshtë mund të shihni pamje nga kjo ngjarje: