Skualifikimi i Cristiano Ronaldos me 5 ndeshje nuk është pritur aspak mirë nga trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane.

Tekniku francez në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së kthimit për Superkupën e Spanjës përdori tone të ashpra ndaj Komisionit të Disiplinës në ligën spanjolle të futbollit, kur u pyet për dënimin e yllit portugez.

Jam i acaruar. Nuk dua të merrem me arbitrat, por kur shikon atë që ka ndodhur, të vjen keq. Të mendosh që Cristiano do t’i mungojë skuadrës në 5 ndeshjet e ardhshme, këtu diçka po ndodh dhe jam shumë i mërzitur për këtë. E gjithë bota është e acaruar me vendimin që është marrë, sepse ai ka bërë shumë pak për të munguar për aq shumë kohë. Nuk dua të flas për episdonin e Suarez-it. Ajo që mund t’iu them është se Ronaldo është i mërzitur, sepse dëshiron dhe kur nuk luan ai nuk është i kënaqur”, deklaroi Zidane.