Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së, beson se skuadra do të rritet ekonomikisht pas transferimit të Neymarit

Neymar është transferuar për 222 milionë euro nga Barcelona në PSG. Presidenti i kësaj skuadre, Nasser Al-Khelaifi mendon se klubi do të përfitoj më shumë pasa nga Neymar sesa që kanë shopenzuar.

“Para se Neymar të nënshkruante klubi ishte me vlerë 1 miliardë euro dhe tani ai është me vlerë 1.5 miliardë euro”, deklaroi Al-Khelaifi

“Sot ai është lojtari më i shtrenjtë ndonjëherë, por a do të jetë edhe pas dy apo tre viteve? Unë jam i sigurt se do të fitojmë më shumë para sesa kemi paguar”, ka theksuar ai.

Al-Khelaifi është i sigurt se kanë respektuar të gjitha rregullat e Fair Playt financiar për transferimin e Neymarit.

“Ne kemi qenë shumë transparent nga dita e parë në FFP. Ne jemi duke punuar sipas rregullave”, tha ai.