Ndoshta iu ka ndodhur të keni dhimbje në stomak pasi hani një vakt të bollshëm ose nëse keni ngrënë shumë shpejt, por nëse ndjeni vazhdimisht dhimbje të stomakut duhet të keni parasysh disa gjëra.

1.Ndonjëherë disa ushqime që janë të mira për shëndetin iu shkaktojnë probleme në tretje dhe iu bëjnë të ndiheni të parehatshëm pavarësisht se sa të shijshme mund të jenë./shije
2. Për ta bërë stomakun të ndihet mirë, këtu janë disa ushqime që duhet të bëni kujdes:
Ushqimet e përpunuara
Ushqimet e përpunuara që gjenden në dyqanet ushqimore zakonisht përmbajnë kimikate, të cilat trupi ynë nuk mund t’i përpunojë.
Kafeja
Kafeja mund të shkaktojë simptoma të këqija të tretjes, pasi ka përmbajtje aciditeti. Acidi mund të jetë i rëndë për njerëzit me stomak të ndjeshëm.
Qumështi
Pirja e qumështit stimulon prodhimin e acidit në stomak.
Ushqimet me sheqer
Çdo gjë që është e lartë në sheqer ose përmban çokollatë, do të jetë nxitëse e këtij problemi.
Ushqime me erëza
Disa njerëz reagojnë dobët ndaj ushqimeve me erëza dhe përjetojnë probleme kur konsumojnë ndonjë gjë me një piper, djegës apo shije pikante.
3.Kini parasysh t’i hani vaktet në të njëjtin orar çdo ditë.
4.Hani 3 orë përpara se të flini në mënyrë që stomaku mos të jetë i rënduar.