Pas mbështetjes së madhe nga gjithë shqiptarët në Maqedoni dhe Diasporë për Fatmir Deharin që të drejtojë edhe një mandat me Kërçovën, Lëvizja BESA siç duket dëshiron që votën shqiptare ta përçajë ku më pas të fitojë kandidati maqedonas.

Njohës të mirë të thonë se nëse përçahet vota shqiptare atëherë Kërçova do të humb dhe do të bie në duart e maqedonasëve. Këtë përçarje siç duket e dëshiron Lëvizja BESA që deri tani ka ecur në rrugën e VMRO-së ku nuk votoi qeverinë reforumese, nuk votoi kryeparlamentarin shqiptarë.

Faton Fazliu nga BESA thotë se Kërçovës i duhet një kandidat jo partiak, që i bie se në Kërçovë të ketë dy kandidat shqiptarë dhe të përçahet vota shqiptare dhe të fitojë një maqedonas.

“Kërçovës i duhet një kandidat jo partiak, cili do të zgjidhet me konsensus të të gjithë faktorëve relevant të Kërçovës. Andaj ne shpresojmë që kësaj radhe në Kërçovë të përzgjidhet një kandidat për kryetar komune i cili është jo partiak, profesional, mirë i përgatitur, unifikues dhe i cili do ti lirojë kërçovarët nga frika e militantëve partiak, që vazhdimisht i kërcënojnë kërçovarët”, u shpreh Faton Fazliu, nga Lëvizja BESA.

Por Dehari është i gatshëm ta pranojë sfidën, por thotë se vetëm shumica mund të përcaktojë se kush do të kandidojë për Kërçovën.

Vazhdoj të qëndroj në parimin se vetëm vullneti shumicë i qytetareve ka të drejtë të përcaktojë kandidatin për Kërçovën. Nëse ndodh kështu atëherë mund që të përballem me sfidën e radhës…! Teket e individëve apo grupimeve të ndryshme për mendimin tim janë joparimore dhe në dëm të kauzës dhe te ardhmes së qytetit tonë”, tha Fatmir Deha

Ndryshe Dehari është shqiptari i parë që riktheu dinjitetin shqiptarëve në USKANË ku edhe do të mbahet mend për ndryshimin e Kërçvës në infrastrukturë dhe rregullimin e marrëdhnieve ndëretnike. Dehari ka shkuar edhe më largë ku edhe gjuhën turke e ka bë zyrtare në Kërçovë një hap drejtë avancimit dhe bashkëpunimit ndëretnik në këtë komunë.

Nga ana tjetër zgjedhjet lokale do të mbahen me 15 tetor ku pritet Kërçovën ta fitojë sërish Dehari pasi edhe e ka shpallur kandidaturën e tij. /TetovaSot/