Kafja është një ndër pijet më të preferuara të shqiptarëve.
Po a e dini pse gjithmonë bashkë me kafen, kamarieri sjell edhe një gotë me ujë.
Kafeina është diuretik, që do të thotë se e rritë shpeshtësinë se sa urinoni dhe me këtë gjë trupi humb lëngje trupore me një ritëm të shpejtë.
Prandaj njerëzit zakonisht konsumojnë ujë bashkë me kafe për ta kompensuar sasinë e ujit që humbet përmes urinimit, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, duke mos konsumuar ujë gjatë kohës kur konsumoni kafe ju e rritni rrezikun për t’u dehidratuar.
Normalisht secili njeri ka nivele të ndryshme të tolerancës, prandaj për disa njerëz është e nevojshme ta konsumojnë atë gotë me ujë e për disa tjerë jo.