Valdet Zekaj, Shefqet Kallaçi, Lirim Krasniqi dhe Nasuf Beqiri, të akuzuar për rastin “Kumanova” kanë bojkotuar seancën e sotme gjyqësore kur është filluar me fjalët përfundimtare të mbrojtjes, raporton Gazeta Lajm.

Gjykatësja Verka Petrovska, paraprakisht ka paralajmëruar të akuzuarit se nëse bojkotojnë seancat do u humbet mundësia që ta thonë fjalën e tyre përfundimtare. Megjithatë të akuzuarit, të revoltuar, nën shoqërimin e policisë kanë lëshuar seancën.

“Bojkotoj. Kush na ka thirr? Ne duhet me ditë a kemi ardhur për pare a për komb? Duhet me dalë të pastër para kombit!”. Ishin këto fjalët e Valdet Zekaj derisa lëshoi sallën në gjykatë.

Nga sot, seancat do të nis me fjalët përfundimtare të avokatëve mbrojtës.