Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pret që deri në fund të vitit ndërmjetësuesi në çështjen me Greqinë, Metju Nimic të sjellë propozime të reja për zgjiudhjen e kontestit.

Zaev se kontesti është bilateral por porositë positive të vendeve të rajonit mund të sjellin kontribut serioz për zgjidhjen e kontestit.

“Pres që deri në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm të ketë ide të reja nga Metju Nimic për zgjidhjen e kësaj çështje por jam i bindur se ambienti pozitiv që ekziston në tër rajon dhe marrëdhëniet pozitive të Maqedonisë me të gjithë këto vende si dhe me Greqinë, mund të jenë në favor të zgjidhjes së kësaj çështje të ndjeshme” – tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Një hap i rëndësishëm për këtë kontest do të jetë edhe vizita e kreut të diplomacisë greke Kotzias që pritet të realizohet më 31 gusht në Shkup.

Sipas gazetës djathiste greke “Demokracia”, Kotzias vjen kësaj here në Shkup për të testuar nëse ka vullnet nga pala tjetër dhe sjell një propozim të ri ndaj qeverisë “Zaev”, e cila e shihte me pozitivitet në fillim kërkesën e Athinës për prishjen e monumenteve të Aleksandrit të Madh, por ka nxjerrë si shkak për mosrealizimin, mungesën e fondeve.

Kështu që, sipas gazetës, Kotzias pritet të ofrojë një ndihmë ekonomike, të cilën Greqia do e sigurojë pranë BE-së, duke marrë përsipër shembjen e statujave të Aleksandrit të Madh, kudo ato ndodhen në Shkup. (TVM2)