Një njeri 50 vjeçar ka vdekur dhe një grua është gjetur e pavetëdijshme në një festival të seksit që është mbajtur në një vend pyjor pranë Tunbridge Wells.

Policët arritën në vendin e ngjarjes menjëherë pas orës 6 të mëngjesit, ku gjetën një çift, në mesin e tyre ishte një njeri i vdekur dhe ky rast u quajt si diçka e “pashpjeguar” deri më tani.

 Rreth 200 vetë pritej të merrnin pjesë në “Flamefest”, të mbajtur pyllin e Kent’it, në të cilën 600 funta kushton bileta e pjesëmarrjes, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

Një zëdhënës i policisë së Kentit tha: “Policia e Kentit po bën hetime për të përcaktuar rrethanat që rrethojnë një vdekje të pashpjeguar në Tunbridge Wells”.

“Patrullat dhe ekuipazhet e ambulancës shkuan në vendin ku një njeri u gjet i vdekur”, u shpreh ai.

“Vdekja po trajtohet si e pashpjegueshme në këtë fazë të hetimeve”, tha me fjalë të tjera nga zëdhënësi i policisë.

“Përveç kësaj, një grua e cila ishte e gjetur në mënyrë të pavetëdijshme mori trajtim mjekësor dhe u dërgua në një spital lokal nga ambulanca ajrore”, theksoi ai.

Këtë mëngjes vendasit panë pesë makina të policisë dhe dy ambulanca në vendngjarje.

Disa nga ata që morën pjesë në këtë festival gjatë fundjavës shprehën zhgënjim se si ishte organizuar.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.org/lajme/50-vjecari-vdes-ne-festivalin-e-seksit-veprimi-i-policise-do-t-ju-befasoje-foto-424899/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Loading...