Këto janë 5 gjërat që s’duhet t’ia thoni një biondine

Dukesh e zbehtë

Nëse i ke flokët e verdha, duhet të bësh pak më shumë tualet, pasi i thekson më shumë tiparet. Nuk duhet t’i thoni këtë gjë, sepse ndoshta as nuk ja ndjen fare për t’u lyer. Lëreni në qejfin e saj. Ajo e di shumë mirë, se biondet nuk duken shumë mirë pa u lyer.

Errësoji pak flokët

Këshillat e miqve ose personave të tjerë gjithmonë janë të pranishme, por t’i thuash një biondeje që errësoji pak flokët, është pak e vështirë. Fakti që ajo i mban të tilla tregon se vërtetë e pëlqen veten( me lesh të verdha).

Do i shkatërrosh flokët

Dihet që floku biond, sidomos i lyer t’i shkatërron flokët, por këto femra e kanë marrë parasysh këtë gjë. Nuk është e nevojshme që t’jua vesh në pah. Ato mundohen të përdorin produktet më të mira për t’u kujdesur për flokët e tyre.

Biondet janë mendjelehta

Këtë konstatim e kanë krijuar njerëz të ndryshëm në situata të ndryshme dhe ka mbetur thjesht një mënyrë për të përfaqësuar biondet. Sipas intv.al nëse ja thua këtë gjë një biondeje, thjesht do dukeni qesharakë, pasi nuk ka asnjë kuptim për to.

Je bionde natyrale?

Këtë pyetje edhe mund ta shmangni, pasi në përgjithësi edhe kuptohet se cila është bionde natyrale. Nëse e bëni këtë pyetje, thjesht do e vini në siklet.