Një bandë e armatosur prej katër personash, dy prej tyre shqiptarë, janë dënuar me 45 vjet burg pasi vodhën dhe terrorizuan një familje në Northfleet, Kent, në Britani.

Tre prej katër hajdutëve që vodhën 22 000 paund ishin adoleshentë në kohën e vjedhjes.

Të rinjtë ishin të veshur me kapuçë dhe kishin një armë zjarri lodër, çekiç, shkopinj bejsbolli dhe doreza hekuri gjatë bastisjes së shtëpisë.

Banda e përbërë nga britanikët Michael Chambers e Satnam Singh dhe shqiptarët Duad Rrapi e Hekuran Uka u zunë pritë jashtë shtëpisë  Parmjit Bhandal dhe bashkëshortes së tij Dalbeer Kaurin në Kent, para se futeshin brenda me forcë.

Gjatë vjedhjes ata kërcënuan të thernin me thikë fëmijët e Bhandal para se të largoheshim me 22 000 paund para cash dhe bizhuteri të shtrenjta.

Azilkërkuesi shqiptar Uka ishte vetëm 16 vjeç në atë kohë dhe apelimi i fundit kundër deportimit kishte qenë i pasuksesshëm vetëm disa javë para bastisjes në të cilën ishte armatosur me një shkop.

Avokati mbrojtës i familjes tha në gjykatë se Parmjit Bhandal u zgjua nga një grusht në fytyrë në orët e hershme të 2 dhjetorit të vitit të kaluar, para se të goditej vazhdimisht me grushta, thikë dhe shkop bejsbolli.

Sipas “Daily Mail”, një prej hajdutëve kishte kërcënuar pronarin e shtëpisë që kishte qëlluar zgjuar se shqiptarët Uka dhe Rrapi do t’i thernin fëmijët nëse nuk tregonte ku ishin paratë.

“Shqiptarët do të therin fëmijët tuaj nëse nuk na tregoni se ku janë paratë”.

Avokati tha: “Ata e dinin qartë se kishte mallra me një vlerë të lartë në pronë. Viktimat ishte jashtëzakonisht në panik duke besuar se arma ishte e vërtetë”

Me hajdutët u konfrontuan edhe bashkëshortja Dalbeer Kaur dhe dy djemtë e tyre.

Shumë të frikësuar nga pasojat, çifti u tregoi hajdutëve dhomën ku ishin paratë dhe bizhuteritë, disa prej të cilave me vlera të mëdha sentimentale për ta.

Në më pak se tre muaj para kësaj vjedhje, 31-vjeçari Chambers i përshkruar nga gjykatësi si një kriminel i pamëshirshëm, ishte pjesë e një bande që kreu një vjedhje tmerruese në një dyqan po në qytetin e Kentit.

Në përfundim të seancës, Gjykata dënoi me 16 vite burg Chambersin ndërsa Singh u dënua me 10 vite.

Shqiptari Rrapi, pranoi dy krime për vjedhje të rënduara dhe u dënua me 13 vite, ndërsa Uka, i cili tani është 17 vjeç, pranoi vjedhjen e rënduar dhe u dënua me 6 vite dhe 8 muaj burg.

Në Gjykatë u tha se Uka kishte qenë nën kujdesin e autoriteteve që prej “ndarjes traumatike” nga familja e tij në moshën 14-vjeçare dhe ka paraqitur shumë apelime pasi i ishte refuzuar statusi i azilantit.

Image