Policia italiane ka vënë në pranga një 28 vjeçar shqiptar, pasi ai ishte kthyer në makth për të ish të dashurën e tij.

28 vjeçari shqiptar kishte marrë mbi 400 herë në telefon si dhe i kishte dërguar mesazhe kërcënuese ish-të dashurës së tij, e cila nga frika ishte transferuar në shtëpinë e tezes së saj në Genoa.

Menjëherë pas denoncimit të bërë në polici, 28 vjeçari shqiptar është vënë në pranga.