Nganjëherë ajo që vendosni në fytyrën tuaj është po aq e rëndësishme, sa ajo që ju bëni apo hani. Dermatologia e klinikës “Durham”, Brooke Jackson, MD thotë se problemet më të shpeshta janë ato nga trajtimi i gabuar i lëkurës.

 Çdo krem i ri mund ta irritojë fytyrën tuaj, duke krijuar një situatë negative.  Ndaj ju duhet patjetër një kontroll nga dermatologu i cili është i vetmi që mund t’ju ndihmojë të gjeni trajtimin më të mirë që ju duhet për lëkurën tuaj. Dhe ka disa produkte që nuk janë fort të mira dhe dermatologët i shmangin.

Përzierjet kimike të maskave që blihen në internet “Unë kurrë nuk vendos maska me përbërës kimikë të fortë në fytyrën time. Ndonjëherë njerëzit blejnë maska mjekësore në internet që janë shumë të forta për përdorim në shtëpi.

Unë kam parë rezultate të këqija, të tilla si skuqje që lënë edhe njolla apo shkaktojnë reaksione alergjike,”- thotë Angela Lamb, MD, dermatologe në spitalin Sinai.

Hidratues me kolagjen “Sinqerisht, unë besoj se molekula e kolagjenit nuk mund të funksionojë kështu. Përbërësit aktivë nuk depërtojnë në lëkurë, kështu që ju jeni duke blerë vetëm një hidratues tepër të shtrenjtë,” – thotë Manjula Jegasothy, MD, CEO dhe themeluese e “Miami Skin Institute”.  Skrub fytyre me abraziv “Nuk ka asnjë arsye për të përdorur skrub gërryes në fytyrë që mund të jetë irritues dhe të shkaktojë hiperpigmentim,” – thotë Brooke Jackson, MD i “Medical Wellness”.