Këto ditë në Kishën e Laçit kanë ndodhur dy ngjarje tepër të hidhura për besimtarët katolikë, por jo vetëm. Lajmi i parë i hidhur është zjarrvënia e qëllimshme e pishave dhe kullotave që ndodhen shumë pranë kësaj Kishe të shenjtë. Qëllimi i kësaj zjarrvënieje, vetëm dhjetëra metra larg Kishës, vetëkuptohet nga të gjithë. Rrezikon Kishën e Shna Ndout dhe provokon besimtarët.

Ndërsa, skur të mos mjaftonte ky lajm, ai i dyti është akoma më i hidhur. Dje pasardhësit komunistë, kanë tentuar prangosjen e njërit prej fretërve të Kishës së Shna Ndout në Laç. Kështu shkruan Fra Kolë Baruti në një status në facebook:

Dje isha plot e perplot i rrethum (si gjithmon ne dite te veshtir) me kopilat ( simpatizant e xhaxhit enver). Munsisht disa prej tyne fratit te Kishes se shna Nout, deshen m’ej vû edhe prangat, qe do te ishte kênë ner e burrni per mu me fjet sonte ne burg. Helmi i xhaxhit qendron n’kmisha t’shtatit, per mos me thane edhe ma thell.”

Fatkeqësisht, për shërbëtorët e djallit, nuk ka mjaftuar mbyllja e Kishave dhe Xhamive, ndjekja dhe persekutimi i meshtarëve nga diktatura komuniste. Nuk ka mjaftuar as sorollatja nëpër gjyqe akoma në ditët e sotme për legalizimin e plotë (akoma ne gjyq per nje parcele afer kishet) të truallit të Kishës së Shna Ndout në Laç. Por këlyshët e komunistave kanë dashur ta qojnë edhe më tej veprën e tyre djallëzore.

Të lutemi, që Zoti me ndërmjetësinë e Shna Ndout, të zbusë tensionet, e të largojë presionet që njerëz të papërgjegjshëm i bëjnë vëllezërve tanë, fretërve Françeskanë që shërbejnë në Kishën e Laçit. Dashuria që shqiptarët kanë mbi këtë Kishë, mbizotëroftë mbi urrejtjen që djalli dhe shërbëtorët e tij kanë mbi këtë Kishë të shenjtë. Amen!

Ka shkruar ndër të tjera në faqën e tij në facebook, Fra Kolë Baruti.