Guruja popullor Gurmeet Ram Rahim Singh është dënuar me 20 vite burg, pasi u akuzua se ka përdhunuar dy vajza që bënin pjesë në grupin e tij në 2002.
Mediat indiane njoftuan se mbështetësit e tij ishin mbledhur jashtë gjykatës duke shkaktuar rrëmujë të madhe, ku mbetën të vdekur 38 njerëz.
Gurmet është vetëquajtur shenjtor në vend, por u shpall fajtor për sulmet seksuale duke marrë dënim prej 10 vitesh për secilën nga vajzat.
Prokurorët kishin kërkuar dënim të përjetshëm për të, ndërsa avokati i viktimave njoftoi se numërohen rreth 50 femra që do deklarojnë abuzime seksuale ndaj tij.
Kur u arrestua para dy ditësh, guruja popullor ka mohuar që të ketë përdhunuar dy femra në 2002, por duket se do qëndrojë pas hekurave për një kohë të gjatë.