( Edhe sot mbi MO-it, por JO në Kodër të Diellit )

Shkruan: Qenan Aliu

Marrëveshja ndaloi konfliktin, u nënshkrua nën trysninë e ndërkombëtarëve sipas interesave gjeopolitike të tyre, PA GARANTUES, por diplomati Perdju dhe Leotar , kanë parafuar në cilësi të DËSHMITARËVE, pa mekanizëm garantimi . * * * ANEKSI A ;- Amandamentet u koncipuan thuaja se me përmbajtje konfuze, bile më rigide se të drejtat e shkruara në kushtetutën e vitit 1974 për shqiptarët ! ANEKSI B ;- Ndryshimi i ligjeve për harmonizimin me amandamendet e reja , u bë edhe me frymë më të sforcuar rigide për ngushtimin e barazisë së shqiptarëve ! ANEKSI C ;- Implenetimi edhe po i kësaj marëveshje e shkrirë në kushtetutë u vonua tejmase saqë edhe akoma ska përfunduar. Synim për arritjen e mirëbesimit nëmes etniteteve nuk pati, përkundrazi , ish-luftëtarë të kryengritjes të palës shqiptare u shantazhuan, u ndjekën dhe u likuiduan nga pushteti në rrethana enigmatike. Establishmenti i pushtetit në Maqedoni edhe pas 2001, ende vazhdon me konstrukcione politike shqiptarët ti mbanë të përulur dhe të diskriminuar, duke korruptuar , shantazhuar dhe kompromentuar lidershipet e shqiptarëve gjat ushtrimi të pushtetit. Barazia e shqiptarëve në Maqedoni edhe pas 16 viteve mbeti pezull,. Statusi i tyre juridiko-politik është ruinuar në krahasim edhe me rregjimet e kaluara. Ata në preambullë të kushtetutës numërohen si pjesë e popullit shqiptarë, ndërsa në operacionalizimin e dispozitave të kushtetutës dhe ligjeve , nuk njihen as si komb, as kombësi, as nacionalitet por thjesht dhe në mënyrë eksplicite si BASHKËSI ETNIKE.! E kam thënë edhe prej 2001-in dhe në në vazhdimësi këndej, MO , në fakt ndryshimet kushtetuese nuk definuan statusin e shqiptarëve ,prandaj , ndoshta MO sduhet sharë por fare nuk duhet festuar si diçka historike !