Me vendosje të luleve para monumentit në vendin Karpallak dhe në kompleksin “Karpallak” në Prilep sot do të shënohet 16 vjetori nga vdekja e 16 pjesëtarëve të forcave të sigurisë në Karpallak në vitin 2001.

Kurora me lule do të vendos delegacioni nga Ministria e Mbrojtjes dhe ARM-së, të kryesuar nga sekretari shtetëror, Dragan Nikoliq.

Më 8 gusht të vitit 2001 në rrugën Shkup-Tetovë në afërsi të fshatit Grupçin te vendi Karpallak nga prita është sulmuar konvoi i ARM-së, me ç’rast e humbën jetën dhjetë pjesëtarë të armatës: Nane Naumovski (48), kapiten rezerv, Sasho Kitanovski (40), toger rezerv, Goran Minovski (29) ushtar i paguar, Erdogan Shabanovski (21), ushtar i paguar, Lube Grujoski (32) ushtar i paguar, Branko Sekulloski (43), ushtar i paguar, Darko Veljanoski (27) ushtar i paguar, Pece Sekullovski (31) ushtar i paguar, Vebi Rashitovski (26) ushtar i paguar dhe Mirko Despotovski (27) ushtar i paguar, të gjithë nga Prilepi dhe rajoni i Prilepit.