Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është goditur me thika në mes të rrugës nga bashkëmoshtarët e tij.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, tek ‘Parku i Ri’, pranë sallës 1 Tetori.

Personi i plagosur është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari është identifikuar nga policia. Policia e Kosovës po vazhdon të merret me rastin.