Neymar ka paguar vetë prishjen e kontratës me Barcelonën, pas refuzimit nga ana e La Ligas dhe edhe zyrtarisht nuk është më lojtar i klubit spanjoll.

 Kështu, tashmë Neymar mund të konsiderohet lojtar i PSG-së, teksa Barça ka kërcënuar brazilianin se do ta dërgojë rastin në UEFA.

Ky reagim i Neymarit (që pagoi vetë klauzolën) erdhi pasi La Liga refuzoi çekun e PSG-së duke bllokuar fillimisht transferimi.

Kështu, Neymar bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, 222 milionë euro, duke lënë prapa Paul Pogban me 105 milionë, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

Ja 10 lojtarët më të shtrenjtë në histori të futbollit:

 

Global