Neymari është prezantuar te Paris Saint Germaini. Ai u transferua në Francë për 222 milionë euro.

25 vjeçari brazilian, Neymar, është prezantuar te PSG-ja, i cili u transferua nga Barcelona për një shumë rekord, 222 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

 Klubi francez ëndërron Ligën e Kampionëve dhe edhe tifozët besojnë se me Neymarin gjërat do të jenë më ndryshe në Evropë.

Neymar pa dyshim do të jetë tani lideri i PSG-së, i cili mund të përshtatet në skema të ndryshme të trajnerit Unai Emery, përcjell Express.

Gjatë katër viteve qëndrimi në “Camp Nou”, Neymar shënoi 105 gola në 186 paraqitje, duke fituar gjithë trofetë e mundshëm për klube. /Express/

Ja 10 golat më të bukur të Neymarit dhe ajo se çfarë premton për klubin e ri: