Mendoni pas në kohë për fëmijërinë tuaj. A e kujtoni gëzimin që ndienit ditën e fundit të shkollës?

Ky emocion kur ishit të vegjël ju jepte motivimin të jetonit në maksimum çdo moment gjatë të cilit nuk ishit në shkollë. Tani që jeni rritur dhe punët s’kanë fund, ju keni përgjegjësi për krijimin e përvojave që ju japin kënaqësi, të cilat do t’ju shtyjnë të arrini objektivat tuaj.

Për të rritur produktivitetin dhe lumturinë gjatë kësaj vere, ju duhet të bëni sikur krijoni kampin tuaj veror. Është e nevojshme të krijoni një strukturë që t’ju mundësojë aktivitetet – si ato që ju japin kënaqësi, si ato të vështira – që do t’ju ndihmojnë të rriteni si njeri dhe profesionist.

Lexoni më poshtë se cilat janë 10 detyrat e thjeshta që bëjnë gjithë njerëzit e suksesshëm gjatë verës…

1.Përdorni vetëdijen për të planifikuar një ekuilibër midis punës dhe jetës

Kjo kërkon kohë dhe praktikë, por nëse ju njihni prirjet tuaja, ju mund të rrisni produktivitetin tuaj. Nëse keni tendencën të bëheni më social në verë, përpiquni së pari të punoni para se të takoheni me të tjerët. Nëse keni tendencën të ‘ngujoheni’, krijoni një plan që t’ju detyrojë të takoheni me miqtë tuaj.

2.Planifikoni kohën me kolegët dhe me miqtë tuaj më të rëndësishëm

Ndërtoni rrjetin tuaj dhe planifikoni kohën që të çlodheni me njerëz që përcjellin lloje të tjera vlerash. Është e rëndësishme ta përdorni këtë kohë që të fokusoheni në të dy aspektet e jetës – në karrierën dhe jetën tuaj personale. Sa më shumë t’i balanconi këto dy aspekte, aq më mirë është.

3.Planifikoni aktivitete të cilat nuk mund t’i bëni gjatë muajve të tjerë, për të rritur energjinë dhe për të rifreskuar mendjen

Nëse nuk jetoni në një vend me një klimë të mrekullueshme, shkoni jashtë. Mendja juaj përfiton nga tipe të ndryshme stimulimi krahasuar me atë që përdor, pra ndryshimi i stinëve mund të jetë i nevojshëm.

4.Nxiteni veten të bëni aktivitete jashtë zonës suaj të komfortit për rritjen maksimale

Kampet verore nuk janë gjithnjë të lehta – ato ju shtyjnë jashtë zonës suaj të komfortit dhe kërkojnë që ju të provoni gjëra të tjera. Sfidoni veten për të ndërmarrë veprime apo për t’u angazhuar në aktivitete të cilat ju zakonisht i shmangni – në këtë mënyrë ju do ta kapërceni frikën tuaj dhe do të zgjeroni zonën tuaj të komfortit. Kjo do të rrisë besimin dhe forcën tuaj mendore.

5.Vlerësoni shëndetin tuaj duke hequr dorë nga ushqimi i pashëndetshëm dhe alkooli (dhe bëni ushtrime rregullisht)

Vera mund të jetë një grackë kur papritur miqtë tuaj fokusohen në zakone të pashëndetshme. Në vend të kësaj, përpiquni të praktikoni zakone të shëndetshme. Bëni vazhdimisht ushtrime, kështu ju mund ta kaloni verën tuaj duke u ndier më mirë.

6.Ruani një cikël konstant gjumë – zgjim për të pasur energji të qëndrueshme dhe për të rritur stabilitetin emocional

Njerëzit që vlerësojnë gjumin e tyre janë më produktivë gjatë ditës dhe për shkak të gjumit të rregullt ndihen më mirë në periudha më të gjata kohe.

7. Planifikoni kohë për lojëra kreative

Vihuni në kontakt me artin dhe kulturën këtë verë. Bëni aktivitete që në përgjithësi nuk i bëni. Kjo detyrë – duke bërë diçka kreative që nuk ju pëlqen – është një mënyrë e thjeshtë për t’ju dhënë kreativet më të madh (dhe ndoshta një moment lumturie).

8.Planifikoni kohë që të shkëputeni plotësisht nga teknologjia në mënyrë që të rifitoni energji

Niseni ditën duke u qëndruar larg pajisjeve elektronike ose planifikoni një ditë që të shkëputeni plotësisht. Ndërkohë që një orë nuk do të ketë të njëjtin efekt me një ditë (ose më shumë!) larg teknologjisë, mendja juaj ka nevojë që të shkëputet. Kjo nuk është kohë e humbur, por do t’ju ndihmojë të qartësoni mendimet, ndjenjat, dhe të vlerësoni ato gjëra të cilat zakonisht nuk i vini re kur jeni vazhdimisht online.

9.Rivlerësoni zakonet tuaja për të parë nëse përputhen me vlerat dhe objektivat në afat të gjatë

Një ndër gjërat më të rëndësishme që duhet të bëni këtë verë është që të matni progresin tuaj. Vlerësoni nëse sjellja juaj përputhet me vlerat tuaja – vlerësoni veprimet që janë dhe ndryshoni gjërat që nuk janë. Mos prisni vitet që do të vijnë për t’u kthyer ‘në pistë’ – çdo sekondë ka vlerë.

10.Jini mirënjohës në gjërat e vogla që e bëjnë çdo verë tuajën unike

Ju nuk jeni perfekt dhe nuk do të jeni kurrë. Lejojini vetes të përfshiheni në diçka që nuk është ‘produktive’ dhe ‘profesionale’, mjaft që të jeni përgjegjës për objektivat tuaja në afat të gjatë. Kthehuni herë pas here në vlerat tuaja dhe sigurohuni që sjellja juaj dhe planifikimi t’ju ndihmojnë dhe jo t’ju pengojnë në qëllimin tuaj.