VMRO-DPMNE duhet të ndalojë me mbrojtjen e Marko Zvërlevskit dhe krimit në këtë vend. Për fat të keq deputetët e kësaj partie janë të instrumentalizuar dhe përmes tentimit që të bëjnë bllokadë totale në Kuvend thjeshtë janë në mbrojtjen e krimit dhe të udhëheqësisë partiake.

Ne jemi në dijeni se udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së është e nervozuar shkaku i proceseve gjyqësore që i presin. Por, nervozizmi i tyre nuk do t’a ndalojë drejtësinë dhe nuk do t’a ndalojë që në Maqedoni më në fund të gjithë të jenë të njejtë dhe njejtë të përgjigjen për të bëmat e tyre.

Për atë arsye deputetëve të VMRO-DPMNE-së ju sugjerojmë që të ndryshojnë retorikën, mënyrën e adresimit, sjelljen në Kuvend dhe mënyrën e tyre të funksionimit në Kuvend me çka po tentojnë të shkaktojnë incident në sallën parlamentare.

Nëse me të vërtetë besojnë në fjalimet e tyre për nenin 8a të kodit Zgjedhor është e njejtë edhe me atë se shkarkimi i Marko Zvërlevskit do ishte i paligjshëm dhe kjo është një arsye më shumë që të tërhiqen nga debatet e palogjikshme, retorika, replika dhe kundër-replika mes vete dhe nëse është e vërtetë mos-ligjshmëria e atij shkarkimi, Zvërlevski që nga nesër le të ngrejë procedurë për veprim të paligjshëm.