Zinedine Zidane ka thënë se Gareth bale është lojtar i Real Madridit dhe nuk i intereson se çfarë thotë Jose Mourinho

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho tha se nëse Gareth Bale nuk luan nesër ndaj tyre, atëherë ai do të luftojë për transferimin e uellsianit,

Por, trajneri Zinedine Zidane tha se nuk i intereson fare se çfarë thotë portugezi.

“Nuk më intereson fare se çfarë thotë Mourinho. Bale është lojtar i Real Madridit dhe mua më intereson vetëm ndeshja e nesërme”, tha Zidane gjatë konferencës për media