Zlatan Ibrahimovic ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic dëshiron të luajë vetëm në Manchester United, kur të shërohet plotësisht nga lëndimi.

Unitedi nuk ia vazhdoi kontratën Ibrahimovicit, shkaku i një lëndimi të gjurit, i cili do ta lërë jashtë fushave deri në fund të këtij viti.

Por, ai ka vendosur të refuzojë të gjitha ofertat, për të luajtur gjashtë muaj me Unitedin dhe këtë ia ka konfirmuar edhe trajnerit Jose Mourinho, shkruan Daily Mail.

Kjo u konfirmua edhe nga portugezi, para ndeshjes me Real Madridin në Superkupën e Evropës.

“Ndoshta ai do të qëndrojë me ne. Ai nuk e ka marrë kontratën e re, por është ende afër Unitedit dhe ne luajmë në Superkupë për mëritë të tij”, kishte thënë Mouinho.