Francesco Totti e ka konfirmuar se Roma është duke tentuar transferimin e Patrik Schick

Drejtori i Romës, Francesco Totti edhe haptazi e ka konfirmuar se skuadra e tij është duke tentuar transferimin e sulmuesit të Sampdorias, Patrik Schick.

Italiani tha se Schick i përshtatet stilit të lojës së Romës.

“Ne duam ta transferojmë atë. Ai i përshtatet Romës dhe ne duam ta marrim”, tha Totti gjatë një takimi me gazetarë në Monaco.

Për Schick janë duke u interesuar edhe dy skuadrat tjera italiane, Inter dhe Juventus