Luka Modric dhe Lucas Vazquez kanë pasur një debat jo shumë të këndëshmë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Valencias, e cila përfundoi baras 2:2

Duket se Luka Modric nuk ka qenë shumë i lumtur që skuadra e tij nuk ishte duke fituar ndaj Valencias.

Ai madje ka kritikuar gjatë ndeshjes bashkëlojtarin Lucas Vazquez, i cili po e komplikonte shumë lojën, në vend se të kthente topin mbrapa.

Por, spanjolli nuk ka qenë shumë i lumtur, duke thënë se pse gjithnjë akuzohet vetëm ai.

Diskutimi në mes të Modric dhe Vazquez:

Modric: ”Mos e kompliko lojën, ktheje topin mbrapa”.

Vazquez: ”Mos më bezdis shok. Çfarë dëshiron të bëj? Isha vetëm aty”.

Modric: ”E komplikon shumë lojën. Luaj më thjeshtë”.

Vazquez: ”Gjithmonë mua. Gjithmonë mua. Mos u tall”.