Igli Tare është përgjegjësi kryesor për të ardhmen e sulmuesit Keita Balde

Juventus, Inter dhe Napoli janë duke u interesuar për anësorin fantastik të Lazios, Keita Balde.

 Të ardhmen e tij nuk e di as presidenti i Lazios, Claudio Lotito, i cili tha se përgjegjës për të ardhmen e lojtarit është vetëm Igli Tare.

Lotito insiston se ai në këtë rast është vetëm spektator, pasi tare ka të gjitha kompetencat për transferime dhe largime.

“Keita? Afati kalimtar mbyllet me 31 gusht dhe e ardhmja e tij është në duar të Drejtorit Sportiv, Igli tare”, tha Lotito për mediat italiane.

“Tare ka duart e lira që të bëjë skuadrën edhe më garuese dhe çfarëdo që ndjen ai do të pranohet nga Presidenti, që në këtë rast është vetëm spektator”.