Real Madrid ka mposhtur 2:0 Barcelonën në ndeshjen e dytë të Superkupës së Spajës

Real Madrid ka shënuar fitore 2:0 ndaj Barcelonës, për ta fituar Superkupën e Spanjës me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve 5:1.

Golat në këtë fitore për Realin i shënuan Marco Asensio 4’ dhe Karim Benzema në minutën e 39’.

Kjo është Superkupa e 10-të e Real Madridit, ku gjashtë prej tyre i ka fituar pikërisht në përballje kundër Barcelonës.