Portieri i Ross County në Skoci kë bërë një gafë të madhe, duke qenë shkaktar për një gol të pësuar
Ndeshja ndemjet Rangers dhe Ross County ka prodhuar njërën prej golave më qesharake të fundjavës që lam pas.
Një prej mbrojtësve të skuadrës skoceze kthen një top të rrezikshëm për tek portieri, i cili me një veprim të zgjuar fillimisht shmang kundërshtarin, sulmuesin e Rangers, por më pas e harron atë në zonën e tij dhe vonohet për të larguar topin.
Sulmuesi Alfredo Morelo pati kohë të ngrihej dhe t’i merrte topin portierit dhe ta dërgonte i qetë atë në rrjetë.