Sonte janë zhvilluar pesë ndeshje kualifikuese për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

Pesë skuadra Celtic, Maribor, Napoli, Sevilla dhe Olympiacos kanë siguruar kualifikimin në fazën e Grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2017/18.

Napoli në dy ndeshje mposhti Nice 3:0 për të kaluar tutje, duke bërë që Italia të përfaqësohet me tri skuadra në Evropë, ndërsa Franca me vetëm dy skuadra.

Tutje kanë kaluar edhe Sevilla që eliminoi Basaksehirin e Turqisë, Olympiacosi i Besnik Hasit eliminoi Rijekën, Maribori eliminoi Beer Sheva dhe Celtic eliminoi Astana.

Nesër do të zhvillohen edhe pesë ndeshje të tjera, ku do të mësohen edhe pesë skuadrat e fundit, për të kompletuar kështu fazën e grupeve me 32 skuadra.