Napoli ka shënuar fitore 2:0 ndaj Nice në udhëtim për të siguruar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

Napoli ka shënuar fitore minimale në udhëtim 0:2 ndaj Nice, për t’u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 4:0 pas dy ndeshjeve.

Golin e parë për Napolin e shënoi Jose Callejon, ndërsa golin e dytë sulmuesi belg Dries Martens.

Napoli kështu bëhet skuadra e tretë italiane që siguron fazën e grupeve pas Juvetusit dhe Romës, ndërsa Franca mbetet vetëm me Monacon dhe PSG’në.