Napoli ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Nice 2:0, ndërsa Olympiacosi i Besnik Hasit ka fituar 2:1 ndaj Rijekas

Skuadra italiane, Napoli ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pas fitores ndaj Nice në ndeshjen e parë 2:0.

Golat për Napolin në këtë takim i shënuan Martens në minutën e 13’ dhe Jorginho nga pika e bardhë në minutën e 69’.

Nice takimin e mbylli me nëntë lojtarë, pasi në minutën e 79’ u përjashtuan me të kuq dy futbollistë, Koziello dhe Plea.

Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet pas një jave në Francë.

Olympiacosi i Besnik Hasit ka fituar përballjen e parë 2:1 me Rijekan në shtëpi, me golat e Ofoe dhe Romao, ndërsa për mysafirët shënoi heber.

Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate:

Basaksehir – Sevilla 1:2

Celtic – Astana 5:0

Beer Sheva – Maribor 2:1