Neymar sot edhe zyrtarisht ka njoftuar Barcelonën se dëshiron të largohet për të kaluar në PSG

Ky është lajmi kryesor i kësaj vere, pasi Neymar do të shitet për 222 milionë euro, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Tifozët e Barcelonës këtë largim të Neymarit po e konsiderojnë si tradhti ndaj Leo Messit dhe Luis Suarezit dhe për këtë kanë bërë edhe shumë video montazhe dhe foto.

Një e tillë mund të shihet në videon më poshtë, ku Neymar tradhton Messin dhe Suarezin për Dani Alves dhe PSG-në.