Real Madrid mbrmë mposhti 2:1 Fiorentinën, për të fituar trofeun Santiago Bernabeu

Golin e dytë dhe të fitores në ndeshjen e shënoi Cristiano Ronaldo, i cili la të shtangur portierin kundërshtar.

Pas këtij goli befasues ishte reagimi i Marcelos, i cili nuk u besonte syve se çfarë kishte parë.

Për t’u siguruar që sytë e tij janë në rregull, ai pastroi ata duke shkaktuar të qeshura në bankën rezervë të Realit.