Wesley Sneijder në orët e ardhshme pritet të bëhet me skuadër të re

Mesfushori holandez, Wesle Sneijder që disa javë është në kërkim të një skuadre të re, pasi ka përfunduar kontratën e tij me Galatasaray.

Lojtari po kërkohej nga shumë skuadra evropiane dhe nga Amerika, por siç duket ai tashmë ka vendosur se ku do të luajë.

Sipas AS, Sneijder në orët e ardhshme do të nënshkruaj më skuadrën franceze, Nice.

Holandezi kështu do të bashkohet me Mario Balotellin, me të cilin kishin luajtur së bashku në Inter.