Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë në takimin konsultativ të partive politike se askush nuk ka monopol në krijimin e institucioneve dhe se e kanë për obligim para qytetarëve që të paraqiten në vazhdimin e seancës konsultative të Kuvendit.

Ai ka thënë se seancat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës janë thirrur në mënyrë të rregullt, ndërsa koalicioni PAN në vetëm në një seancë ka marrë pjesë dhe se nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për të propozuar   kandidatin për kryera të Kuvendit.

“Askush nuk ka monopol në krijimin e institucioneve. Ne kemi obligim para qytetarëve të paraqitemi në seancë. Ju jeni pakicë është e pamundur të themeloni qeverinë. Ju të paraqiteni nesër në seancë ta paraqitni ose të tregoni se nuk e keni shumicën”, ka thënë Hoti./KosovaPress/