Arsenal dhe Chelsea do të takohen sonte në Superkupën e Anglisë të njohur si Community Shield

Dy skuadrat angleze, Arsenal dhe Chelsea sonte do të tentojnë që të nisin me fitore dhe trofe sezonin e ri 2017/18, kur të takohen në Community Shield.

Për Arsenalin nga fillimi pritet të luajë Granit Xhaka, ndërsa Shkodran Mustafi takimin do ta nis nga banka rezervë.

Ndërsa në anën tjetër Chelsea do të jetë pa Eden Hazard të lënduar, ashtu sikurse edhe francezi Bakayoko.

Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet nga ora 15:00.

Arsenal: Cech, Bellerin, Holding, Mertesacker, Koscielny, Kolasinac, Xhaka, Ramsey, Ozil, Welbeck, Lacazette

Chelsea: Courtois, Moses, Azpilicueta, Luiz, Cahill, Alonso, Kante, Fabregas, Willian, Batshuayi, Morata