Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness e ka quajtur mercenar futbollistin e Juventusit, Douglas Costa

Hoeness insiston se nuk e pëlqente karakterin e Douglas Costas, i cili nuk mund të ishte asnjëherë zëvendësues i Franck Ribery ose Arjen Robben.

 “Costa nuk funksionoi sepse ai është një lloj mercenari dhe neve nuk na pëlqente karakteri i tij”, tha Hoeness për Frankenpost.

“Coman është i ri dhe ka shumë talent. Nëse edhe ai nuk funksionon, atëherë do të shikojmë deri sa të gjemë zëvendësuesit e Robben dhe Ribery”.

Costa gjatë kësaj vere u largua nga Bayern Munich për të kaluar në Juventus për 6 milionë euro në huazim, me mundësi blerje verën tjetër.