Barcelona e ka shumë seriozisht transferimin e Philippe Coutinhos
Pas njoftimit se Neymar dëshiron të largohet në PSG, skuadër e cila do të paguajë klauzolën e tij prej 222 milionë eurove, drejtuesit e Barcelonës janë vënë në kërkim të një zëvendësuesi.
Sipas Daily Mail, Barcelona nga 70 milionë euro ka rritur ofertën në 120 milionë euro, vetëm e vetëm që të bindin Liverpoolin.
Por, edhe kjo ofertë pritet të refuzohet, pasi trajneri Jurgen Klopp ka thënë se braziliani nuk është në shitje dhe Barcelona do ë harxhonte kot energji për të.