Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha, i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë pretendimet e degës së PDK-së në kryeqytet për klientelizëm familjar e partiak në Komunën e Prishtinës.

“E ftoj prokurorine te hetoje te gjitha pretendimet e Klanit Pronto!”, ka shkruar Ylli Hoxha në profilin e tij në “Facebook”.

Reagimi i kreut të Qendrës së Vetëvendosjes në kryeqytet erdhi pak kohë pas publikimit të një vargu akuzash për klientelizëm familjar e partiak në Komunën e Prishtinës, kryetar i së cilës është zyrtari i VV-së Shpend Ahmeti.

Në një konferencë për media, zyrtarë të PDK-së thanë se miliona euro u janë dhënë përmes tenderëve kompanive të afërta me Vetëvendosjen.

Zyrtarët e PDK-së, parti në opozitë në Prishtinë, duke folur për lidhjet sipas tyre klienteliste familjare të Komunës së Prishtinës kanë përmendur edhe emrin e Nol Binakajt, dhëndër i Ylli Hoxhës.

Global