Sandro Ramirez është futbollist i ri i skuadrës angleze, Everton
Everton ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me skuadrën e Malagas për transferimin e sulmuesit të talentuar, Sandro Ramirez.
Lojtari u largua pas vetëm një viti nga ekipi spanjoll, për të nënshkruar kontratë katër vjeçare.
“Everton njofton se ka arritur marrëveshje me Malagan për Sandro Ramirez, i cili ka nënshkruar kontratë katër vjeçare”, thuhet në njoftimin e Everton
Lojtari po ashtu kërkohej edhe nga Real Madrid, por në fund vendosi për një aventurë të re në një ligë tjetër.