Mario Rui është larguar nga Roma për të kaluar në Napoli

Mbrojtësi i majtë portugez, Mario Rui pas vetëm një sezoni është larguar nga Roma, për të kaluar te rivali i Serie A, Napoli.

Lajmin e ka konfirmuar vet lojtari, i cili tha se mezi po pret që të bashkohet sërish me trajnerin Mauricio Sarri, me të cilin kishte punuar në Empoli.

“Jam shumë i lumtur, mezi po pres të nis stërvitjet”, tha fillimisht Rui për faqen e Gianluca di Marzios.

“Është shumë mirë që do të punojë sërish me Sarrin, i cili më ka lejuar të rritem si lojtarë. Jam shumë i motivuar për këtë sfidë”