Roma ka kompletuar transferimin e mesfushorit francez, Maxime Gonalons

Skuadra e Romës ka njoftuar se mesfushori francez, Maxime Gonalons ka kryer me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë katërt vjeçare.

Lojtari është transferuar nga skuadra e Lyonit dhe ka kushtuar 5 milionë euro.

“AS Roma njofton se ka nënshkruar me mesfushorin e Luonit, Maxime Gonalons, për të cilin janë paguar 5 milionë euro”, thuhet në njoftimin e skuadrës italiane.

Gonalons është blerja e tretë e Romës, pas Krasdrop dhe Pellegrini.