Roma ka shitur mbrojtësin boshnjak Ervin Zukanovic te skuadra e Genoas

Roma ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Genoan për shitjen e qendërmbrojtësin Ervin Zukanovic.

Lojtari është huazuar për një sezon me blerje të obligueshme në vitin 2018.

“AS Roma njofton se ka shitur të drejtat e lojtarit Ervin Zukanovic te skuadra e Genoas. Ai do të jetë i huazuar për një sezon me të drejtë blerje në vitin 2018”, thuhet në njoftimin e Romës.

Zukanovic ishte transferuar në Romë në janar të vitit 2016 dhe ka luajtur vetëm 19 ndeshje