Real Madrid e ka prezantuar përforcimin e ri, Dani Ceballos
Real Madridi ditë më parë ka arritur marrëveshje me Real Betisin për transferimin e mesfushorit spanjoll, Dani Ceballos.
Real Betis ka njoftuar se e ka shitur mesfushorin spanjoll, Dani Ceballos, në Real Madrid
Thuhet se Real Madridi do t’i paguajë Betisit 17 milionë euro për Ceballos, të cilat do t’i paguajë me dy këste.
Ceballos, i cili ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare, do t’i bashkohet Real Madridit nesër në përgatitje, të cilat po i zhvillon në Amerikë.