PSG ka transferuar Yuri Berchichen nga Real Sociedadi.

Paris Saint Germain ka kompletuar transferimin e Yuri Berchiche nga Real Sociedad, i cili ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin francez.

Mbrojtësi 27 vjeçar do të jetë pjesë e PSG-së deri në vitin 2022. Ai u shpreh tejet i lumtur për këtë arritje në karrierë.

“Është nder për mua që ta veshi këtë fanellë, që është shndërruar në një ndër më të mirët dhe më të admiruarit në Evropë. Jam tejet i lumtur dhe mezi pres të luaj me PSG-në”, tha Yuri.