Inter dhe Fiorentina kanë arritur marrëveshje për transferimin e spanjollit Borja Valero

Fiorentina ka njoftuar se ka shitur mesfushorin spanjoll, Borja Valero te skuadra e madhe italiane Inter.

Valero sot ka kryer me sukses testet mjekësore në Inter dhe ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.

“ACF Fiorentina njofton se ka shitur lojtarin Borja Valero në Inter. E falënderojmë Borjan për pesë vite të mrekullueshme dhe i dëshirojmë suksese në aspektin njerëzor dhe profesional”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Valero i ka kushtuar Interit 5.5 milionë euro dhe 1.5 milionë të tjera bonuse.

Spanjolli është blerja e tretë e madhe e Interit gjatë kësaj vere, pas portierit Padelli dhe qendërmbrojtësin Milan Skrinari