Alvaro Morata është futbollist i ri i Chelseat

Chelsea ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me skuadrën e Real Madridit për transferimin e Alvaro Moratas.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e skuadrës londineze dhe asaj spanjolle.

“Chelsea dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Alvaro Morata në Stamford Bridge. Tani duhet të arrihet marrëveshja me lojtarin dhe të kryhen testet mjekësore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Morata i ka kushtuar Chelseat 80 milionë euro, duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë që Real Madrid ka shitur ndonjëherë dhe lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit spanjoll.