Edhe zyrtarisht Bonucci është lojtar i Milanit

Milan ka kompletuar transferimin e mbrojtësit, Leonardo Bonucci, nga Juventusi.

Shatë herë kampionët e Evropës kanë bërë të ditur se italiani do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me klubin nga “San Siro”, ku besohet të përfitojë tetë milionë euro në sezon, plus dy të tjera varësisht prej paraqitjeve.

“AC Milan ka arritur marrëveshje me Juventus FC për transferimin e Leonardo Bonucci, që shumë shpejt pritet t’i kryejë testet mjekësore dhe do të nënshkruar kontratë pesë vjeçare”, thuhet në njoftimin e klubit.