Lucas Leiva edhe zyrtarisht është futbollist i Lazios

Liverpool ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Lazion për transferimin e mesfushorit brazilian, Lucas Leiva.

“Liverpool mund të konfirmojë se Lucas Leiva sot i është bashkuar Lazios”, thuhet në njoftimin zyrtar të Lierpoolit.

Leiva nga Liverpool është larguar pas 10 viteve, ku luajti 346 ndeshje në të gjitha garat.